HISTORIA JONE / OUR STORY
Shoqeria “ARC Konstruksion”shpk eshte nje shoqeri e specializuar ne kryerjen e punimeve me shkalle te larte veshtiresie. Kjo shoqeri ka nje eksperience disa vjecare ne fushen e ndertimit, e fokusuar vecanerisht ne ndertimin e objekteve te reja, restaurimin e objekteve te trashegimise kulturore si dhe ne rikonstruksionin e objekteve ekzistuese. Nje fushe ku ne e ndjejme vetem lider eshte dhe ajo e Hidroizolimeve dhe Termoizolimeve me te gjitha llojet e materialeve qe tregu boteror ofron sot.
Kompania jone eshte vazhdimesi e kompanise “Albanian Repair Company”, eshte e krijuar dhe drejtohet nga dy inxhiniera ndertimi Ing. Kastriot Hajdaraj dhe Ing. Uran Kazazi te diplomuar ne vitin 2004 e me nje eksperience disa vjecare ne tregun e ndertimeve ne Shqiperi. Ne fillimet e tyre te punesuar prane kompanise “Kibe 1 sh.p.k”, ndersa tani si partnere te saj ne projektet me madhore qe po ndertohen ne vendin tone.
Kjo kompani ka njohuri e larte ne aplikimin e te gjitha produkteve ne
fushen e hidro dhe termoizolimit, ku vec te tjerash kemi mare pjese dhe ne disa seminare dhe kurse kualifikimi te realizuar nga kompanite prodhuese.
PROJEKTE KU KEMI MARRE PJESE
- Hidrocentrali i Banjes, Investim i kompanisë norvegjeze Statkraft.
- Hidrocentrali i Moglices, Statkraft.
- Projekti TAP (Trans Adriatik Pipeline).
- Ndertimi i Unaza se Re te Tiranes.
- Remonti i Hidrocentralit te Fierzes, nenkontraktuesi Shoqeria Austriake Andritz Hydro Branch Albania.
- Aktualisht jemi duke punuar ne realizimin e stadiumit kombetar “Arena Kombetare”.
- Po bashkepunojme ne ndertimin e nje kompleksi objektesh ne Sauk me shoqerine “Orion” shpk si dhe ne ndertimine dy objekteve ne afersi te kompleksit dinamo.
- Jemi duke punuar ne realizimin e objektit “Foleja e Gjelber” tek Zogu i Zi, invesitim i shoqerise “FB Art” shpk.
- Ne bashkepunim me shoqerine “Sarp & Lab” po ndertojme nje kompleks pishinash dimerore te mbuluara tek fshati iranian ne afersi te Manzes.
- Objekt sherbimi Petrele, investorit shoqeria “Tradita”.
- Objekt banimi 3 kat (Vile) ne Lushnje.
- Objekt banim i 2 kat (vile) Radesh, Skrapar.
- Objekt banimi 2 kat (Vile) ne Peqin.
- Objekt banimi 3 kat, Shkozet, Durres.
DISA NGA PROCESET ME SHKALLE VESHTIRESIE TE LARTE QE NE KRYEJME
- Hidroizolimi i ambjenteve mbi toke dhe nentoke me te gjitha llojet e materialeve, per presione negative dhe pozitive (membrane PVC, membranave Bentonitike, produkteve Bituminoze, Bikomponente etj).
- Termoizolimi i fasadave me polisterol, lesh guri si dhe realizimi i dekoreve te ndryshme etj.
- Trajtimi dhe riparimi i strukturave te demtuara beton/arme ne objekte ekzistuese me ane te perdorimit te llacrave speciale si dhe me ane te perdorimit e injektimit te rezinave epokside.
- Pastrimi i strukturave metalike nga ndryshku me sabiature dhe mbrojtja e tyre duke i lyer me boje te thjete ose epokside.
- Realizimi i xhuntove rrugore, cmontimi i atyre ekzistuese dhe montimi i xhuntove te reja ne te gjitha llojet e urave etj.